Mijëra biznese kanë falimentuar në Britaninë e Madhe midis fillimit të marsit e mes prillit dhe në një numër shumë më të madh krahasuar me një vit më parë, për shkak të paralizës ekonomike që ka ardhur nga masat kufizuese për kontrollin e koronavirusit të ri, sipas një studimi të botuar sot.

Sipas këtij studimi, rreth 21 200 kompani të tjera falimentuan gjatë kësaj periudhe në krahasim me vitin e kaluar, një kërcim prej 70 % gjatë një viti.

Ekonomia britanike ka ngecur midis rritjes së bizneseve që po mbyllen dhe deficitit në hapjen e bizneseve të reja për shkak të frikës së kuptueshme për atë që mban e ardhmja”, tha Mark Hart, zëvendësdrejtor i Qendrës së Kërkimit mbi Ndërmarrjet (ERC).

Në të njëjtën kohë, numri i ndërmarrjeve të reja ra me 23 %.

Sektori i transportit ishte ai që pësoi më shumë dëme për shkak të ndërprerjes pothuajse totale të udhëtimeve dhe mbylljes ndërkombëtare, me një numër ndërprerjesh të veprimtarisë pothuajse të trefishuara në një vit.

Pasuritë e paluajtshme, shitësit me shumicë dhe shërbimet e informacionit janë fushat e tjera më të prekura.

“Nëse këto vështirësi nuk zgjidhen shpejt, mund të shohim vazhdimin e një rënieje të gjatë dhe të ngadaltë të kompanive private, që ofrojnë miliona vende pune dhe depresion ekonomik në vend të një recesioni të shkurtër”, paralajmëron studimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb