Miliona njerëz panë në internet, mes së shtunës dhe së dielës, solsticin e verës, të transmetuar online nga Stonehenge, një sit i trashëgimisë botërore i njohur për rrethin e tij ikonik 4 500-vjeçar prej guri.

“Mbi 3,6 milionë persona panë perëndimin e Diellit dhe lindjen e tij nga Stonehenge!”, tha Heritage English, që menaxhon këtë trashëgimi, që gjendet në qarkun jugor anglez të Wiltshire.

Stonehenge shënon fundin e ditës më të gjatë të vitit 2020, në 21:44 GMT të shtunën pas më shumë se 16 orësh të ditës dhe fillimit astronomik të verës, në agim të së dielës, në orën 03:52 GMT.

“Solstici është momenti i saktë kur jemi më afër Diellit, duke i dhënë Hemisferës Veriore ditën tonë më të gjatë”, tha Heritage English.

“Kjo gjithashtu e bën atë ditën kur ne zyrtarisht kalojmë në verë”, shtoi ai.

Ceremonia e këtij viti ishte e kufizuar nga rregullat e distancimit shoqëror të Britanisë së Madhe për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Rrethi i gurit është planifikuar të rihapet për publikun më 4 korrik.

Arkeologët besojnë se rrethi kryesor me diametër 30 metra në Stonehenge u ndërtua për përdorim fetar, politik apo për ceremoni të tjera.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb