Britania e Madhe do të paraqesë një sistem emigracioni, i bazuar në pikat e post Brexit, që do ta lejojë atë të marrë kontrollin e kufijve të saj dhe të lëshojë potencialin e plotë të vendit tonë, tha sot Sekretarja e Brendshëm, Priti Patel.

“Britania e post Brexit do të jetë një komb sovran me një sistem emigracioni që tërheq më të mirën nga e gjithë bota”, u shpreh ajo për gazetën e mirënjohur “The Sun”.

“Sistemi është krijuar për të tërhequr shkencëtarët, novatorët dhe sipërmarrësit, të cilët mund të fuqizojnë rritjen e ardhshme ekonomike”, tha shefi i kabinetit, Michael Gove për “The Sunday Telegraph”.

Qeveria ka premtuar të pakësojë migracionin aftësipaktë dhe të lehtësojë hyrjen për profesionistët e aftë, duke dhënë pikë për aftësitë në gjuhën angleze dhe ofertat e konfirmuara për punë, si edhe duke kërkuar të ardhura minimale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb