Izolimi kundër pandemisë së koronavirusit ka shkaktuar rënie të numrit të automjeteve në nivelet e vitit 1955, deklaroi minsitri i Transportit, Grant Shapps.

I pyetur nga “Sky News” për rritjen e përdorimit të makinave që nga festa e fundjavës së Pashkëve, Shapps theksoi se përdorimi ishte gati në nivelet e një jave më parë, transmeton Atsh.

“Si ministër Transporti në shekullin XXI, tashmë mund të them se niveli i përdorimit të makinave dhe rrugëve është ekuivalent me 1955”, deklaroi ai.

“Unë duhet të jem ministri i parë i Transportit në histori që feston idenë se ka më pak makina në rrugë dhe ka më pak njerëz që përdorin transportin publik se kurrë më parë”, shtoi Shapps.

“Megjithatë, kjo është shenjë e masës me të cilën populli britanik është pajtuar në këtë situatë jetë a vdekje dhe vlerësoj të gjithë ata që po e zbatojnë”, deklaroi ai.

Të enjten qeveria vendosi zgjatjen e izolimit të Britanisë së Madhe për të paktën tre javë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb