BRITANI E MADHE--Një pasion që të bën mirë dhe që fiton shumë. Sipas ‘Telegraph’ princi Çarls fiton rreth 2 milion sterlina nga shitja e pikturave që realizon, por asnje lek nuk e jep për bamirësi.

Trashëgimtari i fronit mbretëror të Londrës është një nga artistët më të paguar në Mbretërinë e Bashkuar.

Punimeve të tij i është dedikuar edhe një sesion i veçantë në website zyrtar të princit të Wells, në të cilin Çarls quhet një ‘artist amator i apasionuar dhe një koleksionist i shkëlqyer’.

Subjektet e preferuara të princit për pikturat e tij janë vendet që ai ka vizituar, të riprodhuara me pseudonimin e A.G. Carrick.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: