Princi Philip, bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeth II prej 72 vitesh, shënoi sot ditëlindjen e 99-të.

Philip, titulli zyrtar i të cilit është Duka i Edinburgut, pritet të festojë në mënyrë private, pa asnjë ngjarje publike.

Në muajin prill, mbretëresha dhe Philip u larguan nga Londra për në kështjellën Windsor, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Ai është bashkëshorti më i vjetër në historinë britanike, i përshkruar nga mbretëresha 94- vjeçare, si forca dhe udhëzuesi i saj i vazhdueshëm.

Djali i tij i madh, princi Charles, trashëgimtari i fronit, i uroi një ditëlindje të lumtur përmes një postimi në Twitter, ashtu si edhe nipi i Philip, princi William dhe bashkëshortja e tij Kate, Dukesha e Kembrixhit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb