Qeveria britanike u bëri thirrje furnitorëve të produkteve mjekësorë të krijojnë stoqe, me rastin e afrimit të përfundimit të fazës së tranzicionit të Brexit-it.

“Ne i inkurajojmë kompanitë që të nisin grumbullimin e një pjese kryesore të planeve të emergjencave dhe i kërkojmë industrisë, aty ku është e mundur, të grumbullojë në një nivel të synuar stoku prej gjashtë javësh në total, në tokën e Britanisë së Madhe”, shkruhet në një letër të Departamentit të Shëndetësisë drejtuar furnitorëve mjekësorë, i botuar sot në faqen e internetit të Ministrisë.

Kjo kërkesë është bërë edhe më e rëndësishme për shkak se pandemia e COVID-19 ka vështirësuar furnizimin e shumë mallrave.

Edhe pse BM u largua nga BE-ja në fund të janarit, ajo është ende pjesë e tregut të brendshëm dhe bashkimit doganor të BE-së deri në fund të vitit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb