ANGLI-Një djalë 17 vjeçar është vrarë me armë zjarri pistoletë në jug të Londrës. Policia ka ndërhyrë pas një telefonate që njoftonte për një shkëmbim zjarri në zonën e Southwark.

Viktima është gjetur në mes të rrugës në gjendje të rëndë dhe pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore nuk ka mundur të shpëtojë.

Autori i vrasjes është larguar dhe deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Sipas mediave ndërkombëtare, janë të paktën 60 vrasje të ndodhura në kryeqytetin britanik që nga fillimi i vitit.
Një rritje e madhe e dhunës që e ka bërë Londrën të kalojë për herë të parë në histori New York-un, përsa i takon vrasjeve në rrugë.
(da.xha/BalanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb