BRITANI E MADHE- Një avion që merrte pjesë në një shfaqje ajrore u rrëzua sot në mesditë pranë Shoreham-by-Sea (në jug të Anglisë) mbi një rrugë duke goditur disa automjete dhe duke shkaktuar shtatë të vdekur, theksuan sot shërbimet mjekësore lokale.

“Rrëzimi i avionit pranë Shorehamka gjatë një shfaqjeje ajrore ka shkaktuar shtatë të vdekur”, theksuan në rrjetin social Twitter shërbimet mjekësore.

”Avioni që u rrëzua ishte një Hawker Hunter, ish avion ushtarak britanik”, sipas policisë lokale.

Dëshmitarët thonë se avioni humbi kontrollin gjatë manovrave dhe u përplas në tokë.

Rreth 20 mijë spektatorë ndodheshin në afërsi të zonës kur ndodhi rrëzimi i avionit. Autoritetet e kontrollit ajror njoftuan nisjen e hetimeve për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: