Ministri i Migracionit i Britanisë së Madhe ka pohuar se sistemi i azilit të vendit është i mbushur me abuzime dhe se migrantëve do t’u kërkohet të ndajnë dhomat e hoteleve pasi qeveria është nën presion për të reduktuar migrimet neto.

Robert Jenrick tha se është bërë shumë përparim në migrimin e paligjshëm në një periudhë të shkurtër kohore, me marrëveshje vërtet unike historike me Francën duke parë një rritje të madhe” në numrin e përgjimeve në plazhe.

”Por, ai tha se ”sistemi i azilit, që ka një grumbull prej më shumë se 150 000 çështjesh, duhet të ndryshohet thelbësisht”.

Ai i tha programit të BBC-së ”Sunday With Laura Kuenssberg” se ”sistemi i azilit është i mbushur me abuzime, ne duhet të jemi të sinqertë me veten”.

“Mënyra për ta trajtuar këtë është duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si e trajtojmë azilin”, theksoi ai.

Jenrick tha se Projektligji i Migracionit Ilegal për të ndaluar emigrantët që mbërrijnë me mjete të paautorizuara përpara se t’i kthejnë në shtëpi ose në një vend të tretë, si Ruanda, do të lehtësojë presionin.

“Kjo do të krijojë pengesën që na nevojitet dëshpërimisht, do të thyejë modelin e biznesit të bandave të kontrabandës së njerëzve dhe do ta ndalojë sistemin të bjerë nën presion të patolerueshëm siç është sot”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb