Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon akuzoi kryeministrin e ri britanik, Boris Johnson, i cili ishte për vizitë zyrtare në Skoci, se kërkon një Brexit pa marrëveshje, ndërkohë që kjo perspektivë po përçan Britaninë e Madhe.

 

“Pas bisedimeve të mia me Boris Johnson (…). Mendoj se ai kërkon një Brexit pa marrëveshje”, theksoi Sturgeon, rajoni i të cilës votoi për të ndenjur në Bashkimin Europian gjatë referendumit të vitit 2016.

 

Boris Johnson tha se kërkon të rinegociojë marrëveshjen e Brexit, që Bashkimi Europian e ka përjashtuar. Nëse ai dështon, ai theksoi se vendi i tij do të dalë nga BE-ja më 31 tetor, me ose pa marrëveshje.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb