LONDER-Një djalë 20 vjeçar është sulmuar me thikë dhe ka gjetur vdekjen të shtunën në mbrëmje në Mitcham, në jugperëndim të Londrës. Lajmin e bën të ditur Scotland Yard.

I riu ka gjetur vdekjen në vend dhe policia ka arrestuar të dyshuarin, një 44 vjeçar. Episodi pason vdekjen e një 24 vjeçari i cili u sulmua me thikë të premten në Barking, një zonë periferike në kryeqytetin anglez.

Londra që nga fillimi i vitit numëron më shumë se 60 të vdekur nga sulmet me armë.
Autoritet kanë bërë autopsinë e viktimës dhe bashkiaku i Qytetit, Sadiq Khan, i ka kërkuar policisë ‘të bëjë drejtësi dhe fajtorët të dënohen’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb