Tabloidët britanikë kanë reaguar edhe një herë kundër Harry-t dhe Meghan-it duke i akuzuar ata se kishin dashur të sabotonin vizitën zyrtare në SHBA të princave të Uellsit me lançimin e trailerit për dokumentarët e tyre në Netflix.

The Times i Rupert Murdoch citon zërat brenda pallatit mbretërorë duke thënë se Dukët e Sussex përcaktuan qëllimisht lëvizjen e tyre ndaj William dhe Kate për të fituar një pikë në përballjen mes dy çifteve.

The Sun shkon më tej dhe flet për një strategji të ndjekur për një kohë të gjatë nga Harry dhe Meghan pas ndarjes së tyre nga familja mbretërore dhe zhvendosjes së tyre në Shtetet e Bashkuara: Në nëntë raste të tjera, ata në mënyrë të turpshme kanë vënë në hije aktivitetin e Windsors me atë të promovimit të tyre, shpesh përmes kritikave apo polemikave si në rastin e intervistës me Oprah Winfrey në mars 2021.

Ndërsa Mail, përveç ripërsëritjes së akuzave ndaj Sussex-ve se kishin dashur të goditnin drejtpërdrejt princin dhe princeshën gjatë vizitës së tyre, tashmë të shënuar nga skandali i “racizmit institucional” në Buckingham Palace, citon në një artikull shkrimtarin dhe ekspertin mbretëror Phil Dampier: Përçarja mes dy çifteve është e destinuar vetëm të “përkeqësohet” tani që mbretëresha Elizabeth, e cila u nda nga jeta më 8 shtator, nuk është më. “Çdo shpresë se ata do të lënë mënjanë ndasitë e tyre për hir të familjare po zhduket me shpejtësi,” tha Dampier, duke vënë në dukje se efekti i dokumentarëve në Netflix të “Harry dhe Meghan” sapo të publikohen, do sjellë një tjetër përkeqësim të raportove mes tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb