Qendrat e votimit u hapën sot në pjesën më të madhe të Anglisë, territori më i populluar i Britanisë së Madhe, ku miliona votues do të rinovojnë 230 këshilla vendorë dhe 8 000 këshilltarë në kuadër të zgjedhjeve lokale, që janë parë si një test i rëndësishëm dhe rrezik për Partinë qeverisëse Konservatore, gjashtë muaj pas marrjes së drejtimit nga Rishi Sunak.

Rezultatet nuk priten deri nesër, por sondazhet parashikoni një rënie prej 1 000 vendesh nga më shumë se 3 000 të fituara katër vite më parë nga konservatorët në të njëjtat këshilla.

Ato parashikojnë edhe rritjen e laburistëve të Keir Starmerit, me rreth 750 vende.

Konservatorët kanë në total 85 njësi administrative, laburistët rreth 50 dhe liberal-demokratët 17.

Do të zgjidhen gjithashtu kryetarët e bashkive të Bedfordit, Leicesterit, Mansfieldit dhe Middlesbroughut.

Këto zgjedhje nuk kanë të bëjnë me Skocinë apo Uellsin, ndërkohë që në Irlandën e Veriut dhe të votohet më 18 maj.

Për herë të parë votuesve do t’u kërkohet edhe karta e identitetit me foto, një reformë e kërkuar nga konservatorët, por e kundërshtuar nga laburistët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb