LONDËR-Vetësakrifikimi i punonjësve humanitarë dhe vullnetarëve që janë nisur për të ndihmuar viktimat e konfliktit ose të të sëmurëve, si virusi Ebola në perëndim të Afrikës, preku mbretëreshën Elizabeth II, e cila u shpreh në fjalimin e saj tradicional për Krishtlindje.

“Jam thellësisht e prekur këtë vit nga vetësakrifimi i punonjësve humanitarë dhe vullnetarëve mjekësorë të nisur jashtë vendit për të ndihmuar viktimat e konflikteve dhe të sëmurët nga epidemitë si Ebola, duke marrë shpesh herë rreziqe të mëdha personale”, deklaroi mbretëresha në këtë mesazh televiziv që u publikua sot.

Fjalimi i Krishtlindjeve i sovranes 88 vjeç, regjistrohet në sallën e ngrënies së “Buckingham Palace”, dhe shfaqet çdo datë 25 dhjetor në orën 15:00 që prej 57 vitesh, shihet nga miliona persoan në Britaninë e Madhe dhe në të gjithë Komonuelthin.

Bëhet fjalë për një nga mesazhet e saj të rralla që nuk kanë nevojë për miratimin e qeverisë britanike.

Në vitin 2013, Elizabeth II, që rrallë herë shprehet për çështjet personale, kishte përmendur gëzimin që kishte ndjerë kur lindi stërnipi i saj, princi George.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: