Politikani konservator Boris Johnson, kandidat për kryeministër të vendit nuk do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, pavarësisht se presidenti amerikan kishte thënë se dëshiron takim kokë më kokë.

Siç raporton “Mirror”, dy politikanët kanë zhvilluar një bisedë të përzemërt 20-minutëshe. Johnson nuk do e takojë Trump, për shkak të agjendës së ngjeshur, pasi do të mbajë tubim elektoral.

“Trump telefonoi Johnsonin dhe i ofroi një takim kokë më kokë. Ky i fundit e falënderoi, por e refuzoi ftesën sepse përkonte me një angazhim elektoral dhe e siguroi se mezi priste ta takonte në një tjetër moment”, shkruajnë gazetat britanike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb