Një person ka humbur jetën dhe 31 të tjerë u shtruan në spital pasi hëngrën në një restorant në Britani ”Shepherd’s Pie”, pastiçen tradicionale me mish të grirë qengji, të papjekur si duhet.

Dreka e organizuar nga një grup bashkësie komunitare përfundoi në tragjedi, ndërsa kuzhinieri përgjegjës për gatimin John Croucher, u dënua me katër muaj burg.

Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2018 por dënimi u dha vetëm dy ditë më parë nga gjykata, shkruan e përditshmja The Guardian.

“Më 8 tetor 2018, 35 banorë të fshatit shkuan për drekën e përbashkët në barin ‘Crewe Arms’. Tridhjetë e dy prej tyre porositën pastiçen me mish të grirë dhe të gjithë u sëmurën, ndërsa 92-vjeçarja Elizabeth Neuman, humbi jetën si pasojë e një hemorragjie gastrointestinale. Të tjerët u shtruan në spital“, tha gjykatësja Sarah Campbell teksa lexonte vendimin.

“Atë ditë gatuante Croucher i cili tentoi të përgatiste me shpejtësi ushqimin, duke e gatuar në mënyrë të pamjaftueshme, pa verifikuar pjekjen e mjaftueshme apo temperaturën në momentin e servirjes”.

Kuzhinieri u dënua me katër muaj burgim dhe një vit pezullim të licencës për “shkelje të normave ushqimore”.

“Është e rëndë ta pranoj por po veproja me të shpejtë. Ky episod po shënon jetën time. Tani më duhet të verifikoj çdo gjë. Tani ndjehem një shef më i mirë kuzhine. Është për të ardhur keq që për të arritur deri këtu duhej të paguhej një kosto kaq e madhe”, tha i dënuari Croucher gjatë senacës gjyqësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb