Pavarësisht kufizimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), në Londër u organizuan protesta kundër dhunës ndaj grave.

Rreth 200 protestues, kryesisht gra, u mblodhën në Sheshin “Trafalgar” dhe kërkuan ndëshkime më të rrepta nga autoritetet për dhunën ndaj grave.

U organizua një marsh protestues ku pjesëmarrësit mbanin pankarta me mbishkrime të ndryshme.

Megjithëse në Britani është ndaluar tubimi i më shumë se 6 personave, policia nuk ndërhyri ndaj protestës/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb