Mijëra njerëz në të gjithë Britaninë dhe Irlandën Veriore protestuan të shtunën kundër vendimit të kryeministrit Boris Johnson për të pezulluar parlamentin për rreth një muaj para afatit për largimin e vendin nga Bashkimi Evropian.

Johnson është zotuar të heqë Britaninë nga BE më 31 tetor me ose pa një marrëveshje me bllokun. Masa për të mbyllur parlamentin për rreth një muaj në një periudhë para kësaj do të pengojë përpjekjet e kundërshtarëve të tij për ta ndaluar atë.

Rreth 2,000 njerëz u mblodhën jashtë zyrës së tij, duke brohoritur: “Johnson gënjeshtarë, turp për ty!”

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb