BRITANI-Hetimet rreth vrasjeve të paligjshme në Irak kundër 60 ushtarëve britanikë janë anuluar, ka konfirmuar Ministria e Brendshme britanike.

Sipas Ministrisë, Ekipi për Hetimin e Vrasjeve në Irak (Ihat), ka vendosur që të mos procedojë tutje 57 raste të vrasjeve.

Ndërsa, rastet tjera janë anuluar nga autoriteti prokurorial ushtarak.

Sipas BBC-së, lajmin vjen pas një thirrje të bërë nga kryeministri britanik, David Cameron, i cili bëri thirrje për të anuluar, atë që ai e quan pretendim të “rremë” ligjor kundër trupave britanike të kthyer nga misionet matanë oqeanit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: