TIRANE – Britania e Madhe do të lërë Bashkimin Europian. Ky është verdikti i referendumit për daljen jashtë nga blloku. Pas 43 vjetësh “martesë”, Londra divorcohet kështu nga Brukseli.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një ditë të trishtë fitoren e Brexit. Në një reagim në faqen e tij në “Facebook”, Berisha shkruan se kryeministri David Cameron ra në këtë betejë duke luftuar si luan.
“- Për UK, promotor kryesor i lirës së tregut në Europë dhe në botë, rolin e ardhshëm e të gjithanshëm të saj në kontinentin tonë dhe dhe kontinente të tjera.
– Për BE që deri dje besohej si projekt i parikthyeshëm dhe tani humbi njërin prej vendeve më kryesore të tij, humbi Britaninë e Madhe dhe së bashku me të anëtarin e këshillit të sigurimit me të drejtë veto në OKB, njërin nga dy fuqitë e tij bërthamore, vendin që prodhon 1/6 e GDP se BE
– Për të gjithë të tjerët që konsiderojne integrimin ne BE si te ardhmen me te mire te vendit te tyre
– Per David Cameron, anglezin e madh qe ra ne kete beteje duke luftuar si luan por dhe duke deshmuar veten si kryeministri me demokrat i planetit dhe vendin e tij te madh si vendin me te lire te kesaj toke!”
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb