Ministri rus i Mbrojtjes ka paralajmëruar për një “përplasje bërthamore” të mundshme midis Moskës dhe Perëndimit, pasi sipas tij një incident i mundshëm është pranë nëse nuk vijohet në këto rrethana.

Shoigu po i përgjigjej një njoftimi nga Mbretëria e Bashkuar, e cila do të furnizojë Ukrainën me municion tankesh që përmban uranium.

Duke folur në Londër të hënën, ministrja e Mbrojtjes, Annabel Goldie, tha se disa nga municionet për tanket e betejës Challenger 2 që Britania po dërgon në Ukrainë përfshinin edhe uranium të dobësuar. “Një veprim i tillë do ta shtynte Rusinë të përgjigjet”, tha Shoigu.

Ai u bëri gjithashtu jehonë komenteve të bëra më herët nga Vladimir Putin pas një samiti me Xi Jinping në Kremlin.

Nëse Britania e Madhe siguron municionet, “Rusia do të duhet të përgjigjet në përputhje me rrethanat, duke pasur parasysh se Perëndimi tashmë ka filluar të përdorë armë me komponentë bërthamor”, tha Putin nga Kremlini.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb