Qeveria britanike do të autorizojë në disa autostrada të Britanisë së Madhe, që prej këtij viti, veturat e automatizuara duke u mundësuar drejtuesve të heqin duart nga timoni dhe sytë nga rruga.

Në një komunikatë, të publikuar sot, Ministria e Transporteve (DfT) theksoi se do të autorizonte një drejtim të automatizuar pa duar në automjetet me teknologji për të qëndruar në të njëjtën korsi për autostrada ku trafiku nuk është shumë i dendur dhe me një shpejtësi maksimale prej 37 miljesh në orë (60 kmh).

Qeveria synon të mbështetet tek një teknologji e ashtuquajtur sistem i automatizuar i mbajtjes në rrugë (Automated lane keeping system, ose ALKS).

Teknologjia, që është bërë objekt i një marrëveshjeje ndërkombëtare për të mundësuar zhvillimin e veturave autonome, i mundëson drejtuesit të braktisë përkohësisht kontrollin e automjetit, por ai duhet të qendrojë ulur në sediljen e drejtuesit dhe dhe të jetë në gjendje të marrë drejtimin e automjetit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: