LONDËR

Projektligji për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian i cili do të mundësojë daljen e vendit nga blloku më 31 janar, sot është bërë ligj pasi mori pëlqimin mbretëror nga Mbretëresha Elizabeth II.

Projektligji të mërkurën u miratua nga Dhoma e Lordëve pasi u dërgua përsëri në Dhomën e Lartë të Parlamentit pasi u hoqën amendamente të ndryshme.

Legjislacioni që do të zbatojë marrëveshjen e tërheqjes së negociuar nga kryeministri Boris Johnson me BE-në ishte në pritje të pëlqimit mbretëror, një formalitet i aprovimit të monarkut, për t’u bërë ligj.

Sipas ligjit, Britania do të largohet nga BE-ja më 31 janar, kur periudha e tranzicioni që skadon më 31 dhjetor 2020, do të fillojë.

Projektligji i Marrëveshjes për tërheqjen nga BE-ja kaloi fazën e parë të procesit legjislativ në tetor, por Johnson ndaloi procedurat kur nuk arriti të merrte miratimin në një afat për ta bërë atë ligj, përpara afatit të mëparshëm të Brexit, më 31 tetor.

Duke humbur afatin e 31 tetorit dhe duke qenë i detyruar të kërkonte një zgjatje nga BE-ja, Johnson shpalli zgjedhje të parakohshme të përgjithshme pasi BE-ja i dha një zgjatje deri më 31 janar të vitit 2020.

Duke siguruar shumicën në Dhomën e Komunave, Johnson hapi rrugën që projektligji të bëhet ligj para fundit të janarit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb