BRITANI E MADHE

Një nga vendet më të vonuara në Europë për rihapjen, Britania e Madhe nga sot ka lejuar funksionimin e kafeneve, bareve, restoranteve, parukerive dhe kinemave për herë të parë pas disa muajsh.

Britania e Madhe ngelet vendi me më shumë viktima në Europë nga COVID-19, dhe vendosi që në qershor mos hapë bizneset me rëndësi jo- parësore.

Ndërkohë Britania e Madhe do të lejojë nga 10 korriku udhëtarët e 57 vendeve të botës pa karantinim, dhe në listë nuk hyn Shqipëria, pasi cilësohet si një vend me shkallë të lartë infektimi nga COVID-19 kohët e fundit.

I vetmi qytet në Britaninë e Madhe, ku nuk janë lehtësuar masat e Lock-Down, por përkundrazi janë rikthyer është Leicester, qyteti qendror problematik në 2 javët e fundit sa i përket rasteve me COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb