Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë në një reagim ka deklaruar se shteti britanik mbetet i përkushtuar ndaj mandatit të KFOR-it në Kosovë.

Ambasada thekson se Britania e Madhe është një mbështetëse e vjetër e mandatit të KFOR-it për ofrimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

“Britania e Madhe mbetet e përkushtuar ndaj KFOR-it dhe kontributi ynë është rritur vitin e fundit. Rishikimi ynë i integruar i politikës së jashtme thekson angazhimin e qartë për siguri evropiane. Ne mbetemi mbështetës mandatit të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë në Kosovë”, thuhet në reagim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: