Britania e Madhe ka vendosur prej sot ‘një vetëizolim’ prej 14 ditësh, si një masë paraprake për të gjithë ata që vijnë nga Veriu i Italisë (Pisa, Firenze dhe Rimini), edhe për ata që kanë ‘simptoma të lehta’, për të evituar infektimin nga koronavirus.

Karantina do të jetë e detyrueshme edhe për ata që s’kanë asnjë simptomë, për të njëjtën periudhë karantinë, edhe për të gjithë ata që vijnë nga Lombardia dhe Veneto, të izoluar me vendim të qeverisë italiane.

Deri tani numri i të vdekurve në Itali nga koronavirusi ka shkuar në 7 viktima dhe 270 të prekur.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb