LONDËR

Britania e Madhe ka dëbuar nga territori i saj tre shtetas kinezë, pasi dyshohet se janë marrë me spiunazh.

Kinezët mësohet se janë prezantuar sikur punojnë në një agjenci lajmesh. Shërbimi sekret britanik MI5 pretendon se tre punonjës në Ministrinë kineze të Sigurimit të Shtetit, kanë thënë në mënyrë jo të saktë se punojnë gazetarë.

Siç lajmërohet në njoftim, tre kinezët janë dëbuar nga territori britanik menjëherë, për të shmangur ndonjë skandal diplomatik.

Mediat e huaja shkruajnë se kartat e identitetit të gazetarëve përdoren shumë shpesh gjatë spiunazhit dhe se kjo është metoda që Pekini zakonisht përdor.

Kujtojmë se raportet mes Kinës dhe Perëndimit nuk janë të mira, ndërsa shtete perëndimore kanë akuzuar Pekinin se fsheh edhe të dhënat e personave të infektuar apo që kanë vdekur nga Covid-19.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb