BRIANI E MADHE

Një ditë më parë kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson u drejtua të gjithë britanikëve duke u thënë prerë se nëse nuk mbajnë distancë 2 metra nga njëri-tjetri kur janë jashtë, do të mbyllë parqet dhe të kufizojë lëvizjen e tyre. Dhe këtë gjë bëri sot. Boris Johnson lajmëroi pak më parë se do të mbyll çdo gjë.

Kryeministri paralajmëroi që koronavirusi tani ishte në një fazë të përhapjes së shpejtë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, me Londrën në një ngritje të veçantë. Ai u shpreh se ishte koha për të ndërmarrë veprime radikale për të ndaluar përhapjen.

Kryeministri britanik urdhëroi qytetarët që të rrinë në shtëpi e të dalin vetëm nëse duhet që të shkojnë në punë, ndërsa tha se lufta ndaj COVID-19 është një emergjencë kombëtare. Johnson ua bëri të qartë britanikëve se do t’i gjobisë nëse ata nuk binden.

Masat përfshijnë jo më shumë se dy vetë në rrugë, dyqanet që nuk shesin artikuj të domosdoshëm do të mbyllen, gjithashtu parqet e po ashtu edhe objektet e kultit. Gjithashtu nuk do të lejohen as udhëtimet me trena, autobusët apo ndërmjet qyteteve. Të gjithë ata që thyejnë rregullat do të gjobiten nga 30 paund deri në 1 mijë paund.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: