Britania e Madhe ka vendosur të mos njohë qeverinë e re që do të krijojnë talebanët. Sekretari i Jashtëm, Dominic Raab siguron se njohja e talebanëve nuk ka për të ndodhur në asnjë kohë në të ardhmen.

Sipas tij, garancia që ofrojnë talebanët duhet testuar dhe për këtë ka vend për angazhim e dialog.

Gjithsesi, Britania e Madhe është me sytë nga britanikët që kanë ngelur në Afganistan pasi nuk u evakuan dot në kohë

“Ne ndiejmë një ndjenjë përgjegjësie për t’u siguruar që shtetasit e mbetur britanikë dhe punëtorët afganë mund të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar,”- tha Raab.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb