Britania e Madhe paralajmëron se jo të gjithë mund të evakuohen dhe largohen nga Afganistani. Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace thotë se është në dorë të SHBA nëse kërkon të zgjasë ose jo afatin e evakuimit.

Nëse nuk ndodh, Wallace siguron se Britania e Madhe do të tërheqë gjithë trupat nga Kabuli më 31 gusht.

“Ne kemi nxjerrë 2,000 njerëz në 24 orët e fundit dhe 10,000 që nga prilli. Fokusi ynë është të nxjerrim sa më shumë njerëz jashtë. Por shkalla e sfidës do të thotë që jo të gjithë do të largohen. Ne po i japim përparësi njerëzve. Por shkalla e sfidës do të thotë që jo të gjithë do të largohen. Ne po i japim përparësi pamëshirshme njerëzve. Ne duam të qëndrojmë më gjatë [se 31 gusht] nëse është e mundur ta bëjmë këtë. Nëse Amerika merr një vendim që nuk dëshiron ta zgjasë, atëherë ne do të jemi jashtë deri më 31 gusht.’’- tha Wallace.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb