MBRETËRIA E BASHKUAR

Britania e Madhe vazhdon të regjistrojë një numër rekord në Europë për nga numri i të vdekurve për shkak të koronavirusit.

Në Britani, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-19, 468 individë.

Numri total i të vdekurve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe ka shkuar në 34 466 persona.

Sa i përket numrit të të infektuarve, Britania e Madhe në 24 orët e fundit regjistron 3450 njerëz që kanë marrë virusin vdekjeprurës.

Ndërsa, numri total i të infektuarve me Covid-19 në Britaninë e Madhe ka shkuar në 240 161 persona.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb