Britania e Madhe tërhoqi sot ambasadoren e saj në Bjellorusi, Jacqueline Perkins, në një kohë kur presioni ndërkombëtar po rritet mbi presidentin autoritar të ish-republikës sovjetike, Alexander Lukashenko, pas zgjedhjeve të diskutueshme të dy muajve më parë.

Masa për të tërhequr ambasadoren vjen pasi Polonia dhe Lituania, dy vende që kanë strehuar figura të opozitës bjelloruse, larguan të dërguarit e tyre dhe zyrtarë të tjerë nën presionin e udhëheqjes së Minskut.

“Britania dënon vendimin e Bjellorusisë për të dëbuar diplomatët polakë dhe lituanezë”, tha Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab.

“Në solidaritet, ne po tërheqim përkohësisht ambasadoren tonë për këshillime mbi situatën në Bjellorusi”, shkroi ai në Twitter.

Disa vende të tjera të BE-së tashmë i kanë tërhequr ambasadorët e tyre.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb