Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Jeremy Hunt u bëri thirrje liderëve të Bashkimit Evropian (BE) të dalin nga gremina, duke kërkuar kompromise rreth Brexitit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hunt tha për BBC-në të shtunën se BE do të duhet të bashkëpunojë me Britaninë e Madhe në mënyrë që të gjejë një mënyrë të bind kryeministren Theresa May për propozime të “arsyeshme dhe konkrete”.

Hunt foli një ditë pas paraqitjes së rrallë televizive të kryeministres May, në të cilën u ankua se BE ka ndikuar negativisht në planin e saj për Brexitin, pa ofruar një alternativë.

Të dyja palët i ndanë një hendek tek çështja e tregtisë së lirë dhe kufirit irlandez.

Mbledhja e liderëve të BE-së në Salzburg jo vetëm që nuk ndihmoi, por shtoi akuzat e ndërsjella.

Bllokada në fjalë ka shtuar mundësitë që Britania të largohet nga BE-ja në mars, pa arritur një marrëveshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: