Britania e Madhe ndodhet në zi. Deputeti konservator, njëherazi dhe ish-sekretari për Irlandën Veriore, James Brokenshire, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare, si pasojë e kancerit në mushkri. Lajmi konfirmohet nga Independent.

“James vdiq paqësisht në spitalin Darrant Valley mbrëmë, me anëtarët e familjes pranë shtratit”, thuhet në deklaratën e familjarëve.

Familja njoftoi se James ishte në spital nga e diela, kur gjendja iu përkeqësua shpejt. Familjarët e falënderuan stafin mjekësor për kujdesin ndaj familjarit të tyre.

Brokenshire, baba i tre fëmijëve, fillimisht ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri më 2018, por pas marrjes së trajtimit të suksesshëm, ishte emëruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme në shkurt të vitit të kaluar.

Sidoqoftë, ai u detyrua që të tërhiqej nga roli i tij në qeveri në janar të këtij viti, pasi mori vesh se kanceri i është rikthyer.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb