BRITANI

Britania ka regjistruar edhe 346 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit duke çuar totalin në 31 mijë e 587. Po ashtu në spitalet e britanisë janë 11 mijë e 809 pacentë dhe ka një rënie të ndjeshme pasi dje kishte 12 mijë e 284.

Por qeveria britanike duket se nuk do të lëshojë kaq shpejt masat ndaj COVID-19. Ministri i Transportit Grant Shapps  paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë hap drejt lirisë, por vetëm një lehtësim gradual pasi virusi është ende vdekjeprurës.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb