Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 52,009 raste të reja me koronavirus. Ky është numri më i lartë ditor në këtë masë, dhe hera e parë që raporti ditor ka arritur në 50,000, për më shumë se tre muaj.

Rastet e reja ditore ishin të fundit në këtë nivel më 17 korrik, kur u regjistruan 54,674. Ndërkohë një ditë më parë sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë paralajmëroi se rastet mund të shkonin deri në 100 mijë në ditë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: