BRITANI-Ushtria britanike është duke formuar një njesi speciale të quajtur ‘luftëtarët e Facebook-ut’. Ata do të shfrytëzojnë rrjetet sociale për një bombë jo konvencionale e cila nuk do të shkaktojë të vrarë.
Sipas The Guardian, forca speciale e këtyre luftëtarëve, do të përbëhet nga njerëz të specializuar në operacione psikologjike dhe përdorim të mediave sociale me mundësi të përfshirjes në luftë jo konvencionale të kohës moderne.
Brigada e 77-të, pritet të fillojë punën në prill, ndërsa bazën do e ketë në Hermitage dhe do të përmbajë 1500 veta, pjesëtarë këta që do të merren nga njësi të ndryshme të ushtrisë.

Britania, nuk është vendi i parë që do të krijojë një njësi të tillë, pasi amerikanët dhe izraelitet tashmë janë të përfshirë në mënyrë aktive në operacione psikologjike.
Në kohën e transmetimit të informacioneve gjatë 24 orëve, jo vetëm në televizor, por edhe në telefona ‘të mençur’ dhe media sociale si ‘Facebook’ dhe ‘Twitter’, njësia e ushtrisë britanike do të bëjë përpjekje që të kontrolloj mënyrën se si do të tregohen ngjarjet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: