LONDËR

Britania e Madhe vazhdon që të raportojë shifra relativisht të larta të të infektuarve me koronavirus.

Në 24 orët e fundit, kanë vdekur për shkak të Covid-19 në Britani, 27 njerëz.

Numri total i viktimave për shkak të virusit në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 41 759 persona.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Britani gjatë 24 orëve të fundit ka shkuar në 4422 njerëz.

Ndërsa, të infektuarit në total për shkak të koronavirusit në Britaninë e Madhe shkuan në 390 358      individë.

Në të gjithë botën, janë infektuar me koronavirus deri tashmë gati 31 milionë njerëz.

Ndërsa, kanë vdekur për shkak të virusit deri tashmë 959 425 persona.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb