Qeveria britanike pritet të shpallë një marrëveshje prej 200 milionë paundësh me Francën për të menaxhuar krizën e anijeve të vogla, ku hyjnë ilegalisht emigrantët.

Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron priten të takohen sot në Paris, për të diskutuar mbi ndalimin e refugjatëve ilegalë.

Sunak do të shpenzojë paratë për policinë, inteligjencën dhe sigurinë për të ndaluar migrantët “në burim” dhe për t’i parandaluar ata të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm nëpër kanal.

Paratë pritet t’i dorëzohen Parisit si pjesë e një marrëveshjeje trevjeçare. Marrëveshja, e cila do të përfshijë qindra policë shtesë francezë që patrullojnë plazhet, synon të “thyejë” modelin e biznesit të bandave të kontrabandës së njerëzve.

Propozimet synojnë të rrisin shkallën e përgjimit të varkave të vogla nga 42 përqind vitin e kaluar në 75 përqind.

Samiti do të nisë me Sunak dhe Macron. Më pas, të dy do të organizojnë një forum të tregtisë dhe investimeve përpara se të takohen me udhëheqës të rinj nga këshilli franko-britanik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb