BRITANI- Deklarata e sekretarit britanik të drejtësisë, Michael Gove, se Britania të ndjekë shembullin e Shqipërisë nëse do të vendosë të dalë nga BE-ja, ka tërhequr vëmendjen gazetarit të ‘Daily Mail’, i cili teksa ka vizituar Shqipërinë, ka shkruar edhe një artikull lidhur me këtë.

Gazetari Jen Birrel ka shprehur qartë kundërshtimin lidhur me krahasimin mes Britanisë dhe Shqipërisë duke shprehur befasinë për deklaratën e sekretarit të Drejtësisë. Birrel ka qenë në Gërdec ku rastësisht pa edhe dikë, i cili po tentonte të gjente një blerës për gomarin e tij. i nxitur nga kurioziteti, ndaloi për të zhvilluar një bisedë të shkurtër. Kur ndalova për të biseduar, babi i katër fëmijëve më shpjegoi se donte të shiste gomarin pasi ishte troke.

“Këtu nuk të ndihmon shteti. Nëse nuk punon, këtu vdes. Më pas e pyeta nëse Shqipëria mund të shërbejë si model për Britaninë. Ai më pas sikur unë të isha i çmendur dhe mu përgjigj: Kjo është shumë e çuditshme. Shqipëria është vend shumë i varfër. Situata është shumë e rëndë. Pse doni të ndiqni shembullin tonë? Në fakt kjo është një pyetje e goditur”-shkruan gazetari në shkrimin e tij.

“Shqipëria është një vend i varfër i Ballkanit, që po lufton ende për t’i shpëtuar trashëgimisë së ashpër të komunizmit dhe krimit e korrupsionit të turpshëm. Britania, nga ana tjetër, është një ndër vendet më të pasur të botës, vendlindja e revolucionit industrial dhe nënë e demokracisë. Megjithatë, ky është propozimi absurd i paraqitur javën e kaluar nga Michael Gove, kur Sekretari i Drejtësisë tha se Shqipëria mund të jetë frymëzim për Britaninë pas daljes nga Bashkimi Europian”-shkruan më tej Birrel.

“Sepse, kur zoti Gove shikon përtej Adriatikut, ai sheh një vizion tërheqës për të ardhmen e Britanisë, në qoftë se populli ynë zgjedh për të braktisur Brukselin në qershor. Në një fjalim pro largimit nga BE, ai nënvizoi Shqipërinë si zonë të tregtisë së lirë në kontinent, të pandikuar nga interferencat ngatërrestare”-shprehet ai. Megjithatë, gazetari në fjalë e ka përforcuar edhe më tej mendimin e tij pasi ka intervistuar edhe figura të njohura në Shqipëri, të cilët janë shprehur se është Shqipëria pikërisht ajo që duhet të ndjekë shembullin e Britanisë.
(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: