Gati 100% e fluturimeve të kompanisë ajrore ”British Airways” janë anuluar për shkak të një greve dy ditore, sot dhe nesër, të 4 300 pilotëve të saj.

Greva, që nisi mesnatën e sotme dhe u njoftua nga sindikata e pavarur ”Balpa”, erdhi si pasojë e mosarritjes së një marrëveshjeje pas bisedimeve të gjata mbi pagat.

Pilotët e ”Balpa”-s e refuzuan ofertën e rritjes së pagave me 11% për tre vjet, duke e konsideruar atë të papërshtatshme, krahasuar me rritjen e fitimeve të bëra nga kompania pas kapërcimit të krizës së viteve të kaluara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb