Çmimet e muzikës britanike pop do të heqin kategoritë ”femra” dhe ”meshkuj” nga viti i ardhshëm, duke prezantuar çmimet gjinore asnjanëse për artistët vendas dhe ndërkombëtarë, thanë organizatorët, sipas CNN.

Interpretuesit tani do të jenë në garë për artistin e vitit ose artistin ndërkombëtar të vitit në ceremoninë vjetore, e cila do të mbahet më 8 shkurt 2022.

“Është e rëndësishme që të vazhdojmë të evoluojmë dhe të synojmë të jemi sa më gjithëpërfshirës që të jetë e mundur”, tha në një deklaratë bashkëpresidenti i ”Polydor Records”, Tom March.

”Është plotësisht koha e duhur për të festuar arritjet e artistëve për muzikën që ata krijojnë dhe punën që bëjnë, pavarësisht nga gjinia”, theksoi ai.

Në shtator, Festivali i Filmit në San Sebastian shpërndau çmimin e tij të parë të aktrimit asnjanës ndaj gjinisë, për interpretimin më të mirë kryesor, për fituesit e përbashkët Jessica Chastain dhe Flora Ofelia Hofmann Lindahl.

Edicioni i 42-të i shfaqjes së çmimeve, do të zgjerojë gjithashtu nominimet për artistët e paraqitur në kategorinë e këngës së lakmuar të vitit.

Deri më tani, vetëm artistët kryesorë ose bashkëpunëtorët e emëruar ishin të nominuar për çmimin.

Do të prezantohen gjithashtu katër çmime të zhanrit të ri për të shfaqur një sërë stilesh muzikore si akt alternativ/rock, akt hip-hop/grime/rap, akt kërcimi dhe akt pop/R’n’B.

Të katër çmimet do të votohen nga publiku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb