Këngëtarja e njohur, Britney Spears i ka befasuar sërish të gjithë.
Ajo ka fituar së fundmi pavarësinë e kujdestarisë nga babai dhe po tregohet mjaft e lumtur në rrjete sociale. Këngëtarja ka postuar së fundmi një sërë imazhesh ku shfaqet tërësisht nudo, duke mbuluar pjesët intime me disa lule të vogla.
Ky veprim i Britneyt i mahniti të gjithë njdekësit në instagram të cilët nuk hezituan ta komoplimentojnë, por edhe kritikojnë.
“Të luash në Paqësor nuk lëndoi askënd 😉💋🙊 !!!! Pssss nuk ka redaktime fotografish … kthesat e vaskës”, shkroi Britney si për të sqaruar se nuk ka bërë photoshop.
Kujtojmë se para tri javësh Britney është fejuar me partnerin e saj Sam Asghari.