SHBA

Britney Spears ka falënderuar fansat e saj për fushatën disavjeçare #FreeBritney, për ta liruar atë nga kujdestaria.

Britney u lirua nga kujdestaria e të atit, i cili kishte kontroll mbi çështjet e saj të biznesit, një marrëveshje ligjore e vendosur që nga viti 2008.

“Unë nuk kam fjalë për ju dhe qëndrueshmërinë tuaj të vazhdueshme për të më liruar nga kujdestaria ime,” shkroi ajo, duke shtuar: “Jeta ime tani është në atë drejtim! Unë qava mbrëmë për dy orë, sepse fansat e mi janë më të mirët dhe unë e di këtë. Unë i ndiej zemrat tuaja dhe ju ndieni timen … aq sa di është e vërtetë!”

Në seancën e fundit gjyqësore, gjyqtarja Brenda Penny i dha fund kujdestarisë 13-vjeçare, që Jamie Spears kishte mbi të bijën pasi ajo u trajtua për probleme të shëndetit mendor. Penny la një kujdestari të veçantë me John Zabel, një kontabilist i zgjedhur nga ekipi ligjor i Britney-t. Një seancë për të diskutuar përfundimin e kujdestarisë është caktuar në 12 nëntor.

Lëvizja #FreeBritney filloi menjëherë pasi u vendos për herë të parë kujdestaria, por mori një vrull të madh në vitin 2019, pasi një grup fansash filluan të vinin në dyshim mirëqenien e këngëtares. Fansat organizuan demonstrata të zhurmshme jashtë seancave gjyqësore dhe lëvizja u theksua në dokumentarin Framing Britney Spears në shkurt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: