Britney Spears feston sot 35 vjetorin e ditëlindjes. Pavarësisht moshës ajo mbetet për të gjithë ‘Lolita e Pop-it’, një emër arti që ajo e ka marrë që kur ishte 17 vjec me ’Baby One More Time’.

Në 18 vitet e ardhshme mes uljeve dhe ngritjeve të suksesit, ajo ka kryesuar klasifikimin e këngëve në Amerikë, Europë, Azi, Australi. Për një periudhë të gjatë ajo kaloi disa probleme personale. Në 2016 ajo publikoi albumin e saj të ri ‘Glory’.

E cilësuar si trashëgimtare e Madonës, në vitet 90-të ajo ka qenë protagoniste e teen pop, në shoqërinë e Christina Aguilerës, Jessica Simpson, Spice Girls, All Saints dhe Destiny’c Child.

Një tjetër sukses i madh i saj ka qenë ‘Oops I Did It Again’ në vitin 2000, që ka qenë jo vetëm kënga me titullin e saj më të famshëm, por do të mbetet në kujtesë si slogani autoironik i çmendurive të saj.

Jeta e saj private ka tërhequr vëmendje më shumë se muzika e saj.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: