Britney Spears sërish ka akuzuar familjen e saj përmes rrjeteve sociaale. Pasi është liruar nga kujdestaria e babait, ajo ka folur për vuajtjet që i janë shkaktuar prej afro 14 vitesh.

Britney ka postuar një video në të cilën shihet kënduar dhe ka përcjellë një mesazh.
“Vetëm tani po e kuptoj se duhet të jem afër fansave pas asaj që familja ime u përpoq të më bënte tre vjet më parë. Ata nuk më kanë mbështetur fare, ndaj fillova të kërkoj veten në internet dhe aty gjeta shume vlerësime per veten’. ‘Fituesja e çmimit Grammy, ikona e popit Britney Spears është një nga artistet më të suksesshme dhe më të vlerësuara në historinë e popit me gati 100 milionë disqe të shitura’, sipas Nielsen Music.

Pas një serie tjetër statistikash mbresëlënëse, Spears thotë: “I kujtoj vetes dhe botës se kush jam! Dhe unë jam nxitësja e fansave, sepse dua t’i kujtoj familjes sime, se nuk e harrova atë që më bënë, kurrë! PS: Jam duke punuar për një këngë të re…do t’ju them se çfarë dua të them!”, shkroi ajo.

Incidenti që Britney ndoshta i referohet është se familja e saj e ktheu atë në rehabilitim pa thënë asgjë më shumë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb