SHBA
Britney Spears është fotografuar duke u argëtuar me të dashurin e saj, Sam Asghari, pasi tejkaloi problemet shëndetësore. Ylli i muzikës pop kishte të veshur një palë bikini ngjyrë rozë kurse Asghari (25 vjeç) një palë pantallona të shkurtra ngjyrë të kaltër.
Kujtojmë që këngëtarja e njohur ka qenë e shtruar për 30 ditë në një spital të shëndetit mendor për shkak të ngarkesës së tepërt dhe depresionit të shkaktuar nga sëmundja e rëndë e babait të saj.
Përgjatë 30 ditëve, doktorët ishin kujdesur që artistja të shërohet me përdorimin e medikamenteve të duhura, por edhe me terapitë psikiatrike. Menaxheri i Spears, Larry Rudolph, gjithashtu ditë më parë ka pohuar se këngëtarja ndoshta nuuk do të mund të performojë më në skenë.
(BalkanWeb)