SHBA-Grintoze, sensuale, Britney Spears është impenjuar me gjithë shpirt për të promovuar albumin e saj të ri ‘Glory’.

Shitjet nuk po shkojnë ashtu si ajo do dëshironte dhe në skenën e iHeartRadio Music Festival të Las Vegas, postari ka përdorur të gjitha aftësitë e saj për të tërhequr vëmendjen.
Me një trup të skalitur dhe një look të admirueshëm, Spears ka kënduar disa nga këngët e saj historike, për t’i kujtuar të gjithëve, që Britney është akoma një mbretëreshë.

Një performancë, që ka arritur të lerë në hije edhe Miley Cyrus, e cila ka disa muaj që duket se ka hequr dorë nga skandalet e saj.

Ish Hanna Montana është ngjitur në skenë në shoqërinë e rockerit Billy Idol me të cilin ka debutuar nën notat e ‘Rebel Yell’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: