Këngëtarja e njohur Britney Spears ka shitur shtëpinë e saj luksoze në Calabasas të Kalifornisë për 10 milionë dollarë, rreth 2 milionë dollarë më pak se sa e bleu 9 muaj më parë.

Sipas raporteve të huaja, Spears e bleu shtëpinë, disa ditë pas martesës me Sam Asghari, qershorin e kaluar për 11.8 milionë dollarë.

Një burim i tha PEOPLE se këngëtarja ishte e emocionuar për pronën. “Brittney e do shtëpinë e saj të re. Ajo e zgjodhi atë me Sam. Ishte shumë e rëndësishme për të që të kishte një shtëpi sipas zgjedhjes së saj, pa pasur nevojë të kërkonte miratimin e babait të saj Jamie Spears”.

Rezidenca e stilit mesdhetar me hyrjen e saj private dhe hollin mbresëlënës ndodhet në 1,6 hektarë dhe përfshin, ndër të tjera, shtatë dhoma gjumi, nëntë banja, një dhomë kinemaje me ndenjëse dhe tavan të veçantë, një palestër, një shtëpi për miqtë, një zyrë dhe një bodrum vere.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb